MENU
klinika

Presidenti i PSG

Al-Khelaifi thumbon Perez, shpërfill Zidane dhe “ngrin” Neymar

22.06.2022 - 18:44

Nasser Al-Khelaifi, presidenti i PSG, ka nisur një fushatë të zgjedhur mediatike, imazhin e tij gjen këto ditë në çdo të përditshme sportive, nga L’Equipe, për të vijuar me Marca e deri tek La Gazzetta dello Sport. Sheiku ka një përgjigje për të gjithë temat, duke nisur nga Superliga:

“Për mua ka vdekur prej kohësh. Është e çuditshme në fakt, Real Madrid fitojë me meritë Champions League, festuan me ditë të tëra por në fund nuk i pëlqen të luajnë aty.

Mbappe? Kur më ofruan 180 milionë euro verën e shkuar më bënë të çmendur por unë isha i sigurt se Mbappe nuk do largohej.

Më dua të saktësojë se ai nuk ka asnjë rol në vendimmarrjet sportive, as në lidhje me trajnerin e ri. E sigurt është se nuk kam kontaktuar asnjë herë me Zidane, nuk ka qenë kurrë në plan. A do të qëndrojë

Neymar? Nuk mund të diskutojmë këto tema në mediat. Dikush do vijë e të tjerë do largohen”, u shpreh Al-Khelaifi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN