MENU
klinika

Edhe të dikujt që nuk jeton më!

Alexa do të jetë në gjendje të imitojë zërin e çdo individi

24.06.2022 - 10:31

Amazon po mëson Alexa-n të imitojë ose të rikrijojë zërin e kujtdo – edhe nëse individi nuk jeton më.

Gjiganti i teknologjisë e konfirmoi se po zhvillonte sistemin gjatë konferencës së saj vjetore Mars 2022 në Las Vegas.

Nënkryetari i lartë i Alexa-s, Rohit Prasad, e tregoi veçorinë në një video demonstruese, ku një fëmijë i kërkon Alexa-s t’i lexojë një përrallë para gjumit me zërin e gjyshes së ndjerë.

Ekipi i Amazon arriti prodhimin e audios, duke iu referuar vetëm një minutë incizimi të të folurit të dikujt. Më pas videoja përdoret për të krijuar audio më të gjatë që tingëllon pothuajse identike me zërin e personit.

“Kjo kërkonte shpikje ku ne duhej të mësonim të prodhonim një zë me cilësi të lartë me më pak se një minutë regjistrimi kundrejt orëve të regjistrimit në studio”, tha Prasad gjatë konferencës.