MENU
klinika

Zbulohet vlera!

Apartamenti që dikur jetuan Johnny dhe Amber del në shitje

09.06.2022 - 11:44

Një apartament, në të cilën kanë jetuar më herët Johnny Depp dhe Amber Heard tashmë ndodhet në shitje.

Rezidenca në qendër të Los Anxhelosit, që Depp dhe Heard jetuan për gati 15 muaj, tashmë do të shitet për 1.7 milionë dollarë, ka shkruar People.

Apartamenti raportohet të ketë një dhomë gjumi dhe dy banja. Kuzhina në fakt është mjaft moderne.

Gjithashtu, banesa përfshin një pishinë, spa, dhomë fitnesi dhe një kopsht.

Depp nxori në shitje dhe disa apartamente kohë më parë.

Sipas një artikulli të Wall Street Journal të vitit 2016, aktori thuhet se i bleu apartamentet një nga një midis viteve 2007 dhe 2008.

Pesë rezidencat u përmendën gjatë padisë së Depp-it për shpifje kundër Heard, 36 vjeç.

Depp u shpall fitues i gjyqit dhe iu dha 15 milionë dollarë dëmshpërblim por më pas gjyqtari e zvogëloi totalin në 10.35 milionë dollarë.

Heard iu dha 2 milionë dollarë dëmshpërblim.

Nga ana tjetër, Depp publikoi një video në TikTok së fundmi, ku shkroi një mesazh falënderues për fansat e tij: “Për të gjithë mbështetësit e mi më të çmuar, besnikë dhe të palëkundur. Ne kemi qenë kudo së bashku, kemi parë gjithçka së bashku. Ne kemi ecur së bashku në të njëjtën rrugë. Ne bëmë gjënë e duhur së bashku. Dhe tani, të gjithë së bashku do të ecim përpara”.

“Ju jeni, si gjithmonë, punëdhënësit e mi dhe unë nuk di se si t’ju them faleminderit, përveçse thjesht duke ju thënë faleminderit. Dashuri dhe respekt, JD”, përfundoi ai shkrimin e tij.