E premtja me plot humor dhe intervista ekskluzive me personazhet tuaj të preferuar në emisionin më të ri në Top Channel “Më lër të flas” erdhi. Vëllezërit Veshaj në pjesën e parë të këtij episodi kishin ftuar dy bukuroshe shumë të përfolura në media, Megi Pojani dhe Beniada Nishani.
Kjo e fundit u pyet lidhur me marrëdhënien e saj me Einxhel Shkirën, ish- banore e ‘BBV’ me të cilën modelja krijoi një shoqëri shumë të mirë brenda shtëpisë, megjithatë kudo po përflitej se mes tyre miqësia ishte prishur dhe lidhur me këtë foli vetë Beni.
Me Einxhel nuk flasim. Unë brenda shtëpisë kam qenë vetvetja. Nuk e di arsyen, nuk di çfarë të tregoj. Jam shumë në rregull me Einxhel, kam qenë shoqe e vërtetë, por ndonjëherë jeta të largon.
Modelja gjithashtu u pyet lidhur me jetën e saj personale dhe bukuroshja në mënyrë jo të drejtpërdrejt na tregoi se në fakt është ‘single’.
Unë jam në lidhje me veten, ku ka më mirë.