Bojken Lako është parë në shoqërinë e një vajze simpatike e cila është ajo që i ka rrëmbyer zemrën artistit. Burimet e Kryefjalës kanë siguruar disa foto teksa Bojken Lako ndodhet me të dashurën e tij në një nga baret e Tiranës.
Më herët ai ka postuar në profilin e tij në Insta Story një foto teksa shihet afër të dashurës ë tij identitetin e së cilës nuk ka dashur ta bëjë publike duke preferuar të qëndrojë larg vëmendjes së mediave.
“Po shiko tani desha të promovoj festivalin. Nuk kam dëshirë të flas shumë sepse këtu është maja e shpërndarjes së thashethemit dhe të lajmit. Deri sa kam vënë diçka në faqen time personale normalisht ka diçka shumë të mirë që ndihem mirë edhe…”, tha ai kur u pyet lidhur me fotot.