MENU
klinika

“Personi që po telefononi nuk përgjigjet”

Bora Zemani nis pushimet pa Donaldin dhe “bën lëmsh” rrjetin

29.06.2022 - 11:22

Moderatorja shumë e dashur nga publiku, Bora Zemani ka nisur pushimet për këtë verë. Pas përfundmit të emisionit të saj, ajo është nisur bashkë me të birin, Arborin, për në Turqi. Ndërkohë, nuk ka nguruar që të ndajë foto të ndryshme nga këto ditë relaksuese.

Në imazhet e fundit, Bora shfaqet e veshur me të zeza dhe një kapele verore. Ajo i ka shoqëruar këto foto me një mesazh, i cili ka ngjallur diskutime.

“Personi qe po telefononi per momentin nuk mund te pergjigjet! Ju lutem lini mesazhin tuaj pas sinjalit… beeep!”, ka shkruar moderatorja.

Kaq ka mjaftuar, edhe ndjekësit kanë nisur të aludojnë se i dedikohet Donaldit, i cili ndodhet në Tiranë duke u marrë me emisionin “Më lërë të flas”. Shumë prej komenteve thonë se Donaldi duhet ta shoqëronte, pasi siç është kohët e fundit çifti janë rikthyer sërish bashkë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Moderatorja flet pas ndarjes nga Donaldi

A ka krijuar një lidhje të re Bora Zemani?