“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Çfarë i shkakton trupit aspirina?
Mjeku: Megjithëse jeni mësuar që për çdo dhimbje apo problem që mund t’ju ndodhë në organizëm të përdorni aspirinë duhet të jeni të vetëdijëshëm që ashtu si të gjitha ilaçet edhe aspirina ka efekte anësore. Aspirina është një ilaç që mund të përdoret dhe pa rekomandimin e mjekut, por duhet të keni kujdes në përdorimin e saj.
Nëse keni vrarë gishtin apo ndonjë pjesë trupi është e vërtetë që aspirina mund t’ju lehtësojë dhimbjet, por pas përdorimit të aspirinës plaga do të zgjasë më shumë dhe do të kërkojë kohë shtesë për t’u shëruar. Aspirina ka efekte tronditëse në stomak, sidomos kur përdoret para ushqimit dhe në doza të mëdha.
Pavarësisht se aspirina përdoret edhe për fëmijët, pa rekomandimin e mjekut, për sëmundjet e tilla si gripi, temperatura e lartë, lia e dhenve apo sëmundje të tjera virale, përdorimi i tepërt i saj mund të shkaktojë një problem potencialisht vdekjeprurës që quhet “sindroma e Reye”.
Aspirina ndryshon mënyrën e funksionimit të veshkave, mund të shkaktojë vështirësi në frymëmarrje, dhe mund të ketë efekte shumë të rrezikshme nëse përdoret në doza të mëdha.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.