“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Çfarë shenjash japin kistet e vezoreve?
Mjeku: Kjo varet nga lloji i kisteve. Teorikisht ato mund të shfaqen në ccdo moshë. Kistet funksionale shfaqen gjatë jetës riprodhuese. Ato janë gjithnjë beninje. Kur kistet shfaqen në menopauzë kanë një rrezik më të lartë për të qenë kancer.
Në shumicën e rasteve këto kiste nuk shkaktojnë simptoma dhe femrat nuk e kuptojnë që kanë një kist. Në disa raste ato mund të shkaktojnë:
Ndjesi presioni, fryrje apo dhimbje në bark.
Dhimbje në fund të barkut.
Çrregullime në urinim.
Dhimbje gjatë kontaktit seksual.
Dhimbje gjatë periodave.
Rritje në peshë.
Çrregullime të menstruacioneve.
Të përziera dhe të vjella.
Dhimbje gjoksi.
Inferilitet
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.