“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Cila është mosha më e predispozuar për të patur marramendje?
Mjeku: Varet nga se vjen marrramendja. Kur flasim për problem të veshit të brendshem, marramendja vjen kryesisht në moshën 40-60 vjeç, ku është piku i sëmundjes së Menierit apo sëmundjes së veshit të brendshëm që shpesh herë në popullatë njihet si sëmundja e veshit të mesëm. Veç marramendjes, problem kryesor është edhe rënia e dëgjimit sepse mund të kalojë deri në shurdhësi të plotë nga njëri vesh, dhe në 10% të rasteve mund të kapë edhe veshin tjetër.
Por, nuk kemi vetëm sëmundjen e Menier it që shoqërohet me marrje mendsh, të vjella, ndjësinë e veshit të mbushur me ujë, zhurmë në vesh apo humbje të ekuilibrit. Ka edhe probleme të tjera si:
- Vestibulopatia periferike, që mund të kapë të dy veshët, pa prekur pjesën e dëgjimit,
- Vertigo beninje e pozicionit e cila ndodh në lëvizjen e kokës në krevat majtas apo djathtas. Pra, kemi një marramendje e cila mund të zgjsë me sekonda, ose kur pacienti ul kokën poshtë, ose e ngre kokën sipër.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.