Nëse jeni të lodhur nga metodat tradicionale të heqjes së qimeve, si rruajtja ose heqja e tyre me dyll, mund të jeni të interesuar për heqjen e qimeve me lazer. Ja çfarë duhet të dini.
Efektet anësore të vogla janë të zakonshme
Lazeri mund të shkaktojë efekte anësore të përkohshme menjëherë pas procedurës. Skuqja, acarimi, irritimi dhe ndryshimet e pigmentimit janë efekte të zakonshme anësore, të cilat janë të përkohshme dhe largohen brenda disa orëve dhe nuk janë shkak për shqetësim.
Efektet anësore të rënda janë të rralla
Rrallëherë, heqja e qimeve me lazer mund të çojë në efekte anësore më të rënda. Rreziku rritet nëse përdorni komplete lazeri në shtëpi ose nëse kërkoni trajtim nga dikush i cili nuk është i trajnuar dhe i certifikuar.
Efektet anësore të rralla përfshijnë:
– Rritja e tepërt e flokëve në zonën e trajtim
– Ndryshimet në strukturën e përgjithshme të lëkurës
– Dhimbje
– Flluska dhe formimi i një koreje në lëkur
A mund të përdoret heqja e qimeve me lazer gjatë shtatzënisë?
Procedura nuk rekomandohet gjatë shtatzënisë, kryesisht për shkak të faktit se asnjë studim nuk ka vërtetuar sigurinë e trajtimeve të qimeve me lazer gjatë shtatzënisë.
A mund të shkaktojë kancer?
Në fakt, është një mit që heqja e qimeve me lazer mund të shkaktojë kancer. Madje ndonjëherë lazeri përdoret për të trajtuar forma të caktuara të lezioneve prekanceroze. Lazer të ndryshëm përdoren për të trajtuar dëmtimet nga dielli dhe rrudhat. Pajisjet që përdoren për të hequr qimet kanë sasi minimale rrezatimi. Për më tepër, sasia minimale merret vetëm në sipërfaqen e lëkurës. Pra, ato nuk paraqesin rrezik për kancer.
A mund të shkaktojë të shkaktojë infertilitet?
Po kështu, është gjithashtu mit që heqja e qimeve me lazer mund të shkaktojë infertilitet. Vetëm sipërfaqja e lëkurës ndikohet nga pajisja, kështu që rrezatimi minimal nga procedura nuk mund të depërtojë në asnjë nga organet tuaj.
Pra…?
Në përgjithësi, heqja e qimeve me lazer është e sigurt dhe efektive për shumicën e njerëzve, nëse kryehet në kushte të sigurta dhe nga ekspertë të fushës. Gjithashtu, kini parasysh se procedura nuk garanton heqje të përhershme të qimeve dhe mund të keni nevojë për seanca të tjera.