MENU
klinika

Zgjohuni!

Dali i tregoi botës vrazhdësinë… aktuale të luftës!

23.06.2022 - 16:52

         “Fytyra e luftës” nga Salvador Dali, ndërthur agresivitetin në një pikturë me të cilën, ai zgjedh dhe shtjellon sugjerimet vetjake, duke u dhënë pamje atyre. Lufta na bën të reflektojmë, zgjon ndërgjegjen, ngjall frikë./Konica.al

“Fytyra e luftës” – një fytyrë e papërcaktuar, e shfytyruar nga vuajtjet, e pajetë, spikat në sfondin e shkretëtirës, ​​duke zënë thuajse gjithë fushëpamjen e tablosë. Në një ngërdheshje dhimbjeje, zgavrat e syve zgjerohen, buzët hapen gjerësisht dhe secila në brendësinë e çdo vrime paraqitet prania e një kafke, e cila po ashtu përmban të tjera dhe kështu në vijim. Vdekja shumëfishohet në mënyrë shprehëse në një sekuencë ëndrrash të pafundme, duke asgjësuar çdo mundësi të shpresës në të ardhmen. Tensioni që ndjen është i njëjtë me mosmbushjen me  frymë, kur nuk mund të zgjohesh nga një makth i tmerrshëm. Asnjë dunë nuk e zbeh shkretëtirën, asnjë re s’e përshkon qiellin, i vetmi element i gjallë përfaqësohet nga gërshetimet e gjarpërinjve, që kërcënojnë të shtrihen në hapësirë, të babëzitur për vdekje. Ndër veprat që përbëjnë tërësinë kolosale të veprave të Dalit, kjo është pa dyshim, një nga më të rëndat.

E krijuar në vitin 1940, vepra shpreh ankthin që ndjeu artisti katalanas midis fundit të Luftës Civile Spanjolle dhe fazave fillestare të Luftës së Dytë Botërore. Megjithatë, falë mesazhit të tij universal, “Fytyra e luftës” i Salvador Dalit përfaqëson një alegori të luftës në përgjithësi./Konica.al

Pak ditë para se gjermanët të pushtonin Parisin, Salvador Dali ishte në Francë. Ai vetë, tregoi për ato ditë dhe dëshirën për t’u kthyer në Amerikë, udhëtimin plot ankth, të ndërmarrë me disa kolegë dhe miq, për t’u larguar nga Evropa, si dhe vështirësinë për pak qetësi për të punuar. […] Në eklektizmin e jashtëzakonshëm që karakterizon veprën e Salvador Dalit, “Fytyra e luftës”, ai bie përsosmërisht në frymën surealiste, që, midis automatizmit psikik dhe “metodës paranojako-kritike”, përshkon veprat e viteve ’30-të dhe ’40-të. Peizazhi është krejtësisht i vrazhdë dhe subjekti thyhet në një pamje mjaft të afruar, që pret edhe pjesën e sipërme të ballit, të fytyrës monstruoze. Shkëmbinjtë që lëmojnë qoshet e djathta dhe hijet që errësojnë këndet e majta të veprës, e ngushtojnë  më shumë fushëpamjen, për ta bërë më të spikatur. Ankthi që vjen nga vdekja është gjithpërfshirës dhe nuk lë vend për emocione të tjera. Edhe gjurma e një dore të vendosur në shkëmbinjtë, në fund djathtas, i referohet zhdukjes së njerëzimit.

Para se të arrinte realizimin e tablosë përfundimtare, Salvador Dali punoi në sugjerime të ndryshme satelite semantike të temës së vdekjes. Në një vizatim përgatitor, ai imagjinoi një sy të pushtuar nga bletët, në një gravurë tjetër ai përshkruan dy të dehur, me kokë në vend të syve. Përbërja e veprës përfundimtare – një pëlhurë në vaj, me përmasa 64 x 79 cm – duhej të kënaqte veçanërisht artistin, aq sa ai donte ta riprodhonte në disa skena të filmit “Moontide”, prodhimi që Dali u punësua për të krijuar një sekuencë ëndrrash, që riprodhonte gjendjen e dehur të një personazhi. Megjithatë, skenat e propozuara nga artisti u konsideruan shumë të forta për kinemanë, ndaj nuk u xhiruan.

Obsesioni me vdekjen dhe kafkat, nuk u largua kurrë nga imagjinata e Dalit, edhe shumë vite pas përfundimit të luftës. Për shembull, ai bëhet subjekti kryesor i “In Voluptas Mors”, xhirimi i realizuar në bashkëpunim me Philippe Halsman, në fillim të viteve 1950, në të cilin, megjithatë, vdekja analizohet nga një këndvështrim i kundërt në krahasim çfarë shpreh “Fytyra e luftës”…/Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Fotografi shqiptar i njerëzve të mëdhenj

Mili përjetësoi Pikason, Salvador Dalinë dhe yjet e Hollivudit

Gruaja që zbuloi Dalì dhe Pollock

Guggenheim, zonja e madhe e artit

Legjenda e artit dhe pikturës

Andy Warhol, gjeniu që modeloi artin


Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen