MENU
klinika

"Roland Garros"

Dëmtohet rivali, Nadal kërkon triumfin e 14-të në finale

03.06.2022 - 18:38

Rafael Nadal i ka buzëqeshur fati në gjysmëfinalen e Roland Garros teksa ka kaluar në finalen e turneut të tij të preferuar pasi rivali gjerman Alexander Zverev dëmtoi kaviljen në setin e dytë të takimit duke e pasur të pamundur vazhdimin e ndeshjes.

Tenisti spanjoll që sot festonte edhe datëlindjen e 36-të, fitoi në setin e parë në “tie break” me rezultatin 7-6. Një set mjaft i luftuar teksa Zverev u duk më afër triumfit, megjithatë në fund Nadal ia doli të fitonte.

Në setin e dytë, gjithashtu lufta sportive ishte tejet e lartë dhe secili prej tenistëve dukej sikur do të ishte pranë triumfit të tij, megjithatë në fund, sërish seti shkoi në shifrat 6-6 dhe do të duhej sërish “tie break” për të nxjerrë fituesin.

Por, Zverev ishte i pafat pasi ndrydhi kaviljen dhe në këtë formë, Nadal tashmë fiton biletën për finalen e së dielës teksa kërkon triumfin numër 14 në tokën franceze.