MENU
klinika

"Nuk kishte vend për dy!"

Erion Braçe tregon arsyet pse u largua nga qeveria

29.06.2022 - 22:23

Ish-zv.kryeministri Erion Braçe ka treguar arsyet se pse u largua nga qeveria dhe pranoi të mbante vetëm mandatin e deputetit.

Braçe ka qenë shpesh herë i ashpër dhe kritike me qeverinë, ndërsa sot ka folur për “thika pas kurrizit” duke u shprehur se nuk mund të ndante qeverinë me një tjetër person.

Braçe solli rastin e një çështje penale nga SPAK për një kryetar bashkie, që siç thekson ai “padrejtësisht u hodh mbi mua mbi kurriz”. Sipas tij kjo ka qene e nxitur politikisht, ndërsa thekson se “Edi Rama ishte i qartë për çështjen, por në të tilla kushte s’kishte vend për dy, kishte vend vetëm për një”.

“Ishte zgjedhja ime që të mos isha në qeveri. Ka shumë arsye, një pjesë janë konsumuar mes meje dhe kryeministrit. Janë disa gjëra që mbase koha mund t’i tresë apo t’i nxjerrë në dritë më vonë. Janë disa gjëra që lidheshin me mua, që ia kam komunikuar kryeministrit. Në fund ishte zgjedhje e imja që duhej respektuar. Kishte shumë gjëra që s’më pëlqenin, gjithmonë në raport me mua. Një prej elementëve janë këto thikat pas kurrizit. Jemi pothuajse në të njëjtat ditë. Pati një fushatë të madhe në atë moment edhe për shkak të një çështje penale nga SPAK-u përkundrejt një kryetari bashkie, që padrejtësisht, tërësisht në mënyrë të rreme, por e nxitur politikisht edhe nga brenda, u hodh mbi mua mbi kurriz. Jemi në dritën e një gjyqi, që ka nxjerrë të vërtetën në publik dhe unë s’kam të bëjë fare. Në atë periudhë s’mund të ndaja qeverinë me një person që e nxiste këtë gjë. Edi Rama ishte i qartë për çështjen, por në të tilla kushte s’kishte vend për dy, kishte vend vetëm për një.

Janë shumë gjëra që mendova se mund t’i ndryshoja nga brenda. Për një periudhë 7-mujore deri në tërmetin që i ndodhi vendit, gjërat po shkonin në hullinë e duhur, po mundoheshim të vendosnim një disiplinë dhe rregull, dhe nxitjes së një kulture pune në zyrat e shtetit. Tërmeti e bëri qeverinë më të gjerë dhe disa nga elementët që i kisha trajtuar gjatë vjeshtës së atij viti, që kishin të bënin me politika fiskale dhe politika ekonomike në dëm të bujqësisë dhe shtresave të varfra dhe të mesme, që tani po provohen të dëmshme, u prodhuan kushtet që të kishte stanjacion, në favor të këtyre njerëzve. Ditën që jam larguar e kam falënderuar Ramën për lirinë që më lejoi brenda qeverisë. Gjatë dy viteve e gjysmë kam pasur komunikim me të. Kisha liri të kundërshtoja dhe të mos firmosja në raste të caktuara”, tha Braçe në emisionin “Arnautistan” në Mcn.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“E tundojmë perëndinë duke bërë 'gam-gam”

Rama pranë qytarëve: Kush mbeti pa çati, nuk do lihet pas dore

"Kërkoni ndjesë! Krimi nuk u bë nga një shqiptar"

Zv.kryeministri shqiptar kritikon mediat greke

"Dështuam të thyenim barrierat për hapjen e tregjeve!"

Braçe kritika qeverisë: Duhet ndarë mendja o me fshatarët, o me…