jemi në sezonin e qershive dhe këto ditë me siguri të gjithë i keni konsumuar me shumicë. Por disa njerëz kur i konsumojnë i kanë qejf t’i hanë bashkë me bërthamat. Mirëpo për gastroenterologët kjo gjë mund të jetë shumë e rrezikshme. Mjekët e urgjencës kanë treguar se ndonjëherë ju është dashur edhe të bëjnë një ndërhyrje sepse dikush ka ngrënë qershi ose vishnje të plota, me gjithë bërthamë.
Çdo bërthamë mund të shkaktojë një problem të madh në traktin gastrointestinal. Përkatësisht, me kalimin e viteve, për shkak të dobësisë së muskujve, vërehen zmadhime në zorrën e trashë, siç janë xhepat. “Bërthamat e frutave mund të bien dhe të qëndrojnë aty dhe kjo zakonisht zgjidhet me ndërhyrje kirurgjikale”- thonë mjekët.
Megjithatë, ky nuk është problemi i vetëm. Bërthamat nuk mund të treten dhe nëse dikush ka ndonjë problem me tretjen, ato qëndrojnë më gjatë dhe mund të fryhen me kalimin e kohës dhe të krijojnë problem edhe te të rinjtë. Mjekët thonë se një sasi e vogël nuk shkakton komplikime, por nëse hamë shumë bërthama atëherë do të na ndodhin probleme. Për këtë arsye thjesht duhet shmangur çdo lloj bërthame, jo vetëm e qershisë.
Qershia për ata që nuk e dinë ka origjinë aziatike, ndërsa në Evropë është përhapur rreth shekullit të dytë. Në Lindjen e Largët, sidomos në Japoni, pema e qershisë është shumë e përhapur dhe periudha e lulëzimit të saj është një nga më të bukurit e vitit. I kishim pritur prej kohësh dhe tani që i gjejmë në çdo stendë të mundshme në treg, nuk mund të mos i shijojmë qershitë e para. Por nëse deri më tani i keni hedhur bishtat e tyre, pasi të lexoni këtë artikull nuk do e bëni më këtë gabim. Ndryshe nga ç’mund të mendoni bishtat e qershive janë një depo e vërtetë e vitaminave A, B1 dhe C.