MENU
klinika

Analiza

Gjermania “e ftoi” Rusinë të pushtonte Ukrainën

13.06.2022 - 13:33

Disa do të marrin merita, të tjerve do tu mbetet turpi. E para në kategorinë e dytë do të jetë Gjermania.

Dhe jo për shkak të Olaf Scholz, por nga dikur e nderuara Angela Merkel.

Ishte ajo që e bëri vendin e saj shërbëtorin e Rusisë me varësi masive nga gazi/nafta.

Pothuajse të gjitha problemet e sotme burojnë nga kjo. Putini nuk do të kishte guxuar kurrë pa atë.

Merkel ia dha dhe ai ishte një diktator i pamëshirshëm edhe në atë kohë.

Që atëherë, Scholz i ka premtuar botës shumë gjëra, por ka dërguar vetëm disa armë. Kur nisi pushtimi, Vladimir Putin duhet të ketë pasur një plan të qartë:

Pushto, nënshtro dhe sundo. Ai tashmë e kishte bërë këtë dy herë. Ai e la Çeçeninë në nënshtrim dhe kryeqytetin e saj Grozny në rrënoja.

Kolonia tjetër e tij është Bjellorusia nën drejtimin brutal Lukashenko. Por Ukraina, me territorin e saj të madh që shkon deri në BE dhe prodhimet e saj të mëdha të grurit dhe lulediellit, ishte gjithmonë xhevahiri në kurorë.

Problemi: pushtimi i tij nuk mund të parandalohej por planet e mëvonshme kanë dështuar.

Ndryshe nga çeçenët dhe bjellorusët, ukrainasit kanë luftuar si tigrat dhe ende e bëjnë.

Putini ka braktisur gjithçka, përveç Donbasit, enklavën ekstreme lindore ku një popullatë ruse etnike ende jeton në Luhansk dhe Donetz.

Nëse ukrainasit vazhdojnë të rezistojnë, gjë që duket se do ta bëjnë, vetëm një zgjidhje e negociuar tani mund t’i japë fund luftës aktuale. Por armiqësia do të zgjasë përgjithmonë.

Ekonomia e Rusisë shkatërrohet; morali i saj po ashtu është buzë greminës. Vetëm një popullsi e verbër, e nxitur nga një media e tërbuar e kontrolluar nga Putini, vazhdon të mbështesë.

Përmbysja e tij do të zgjidhte gjithçka dhe mund të mos vonojë shumë.

Ka ndodhur me Çausheskun në Rumani, mund të ndodhë sërish. Le të shpresojmë se do të ndodhë kështu dhe së shpejti.

Burimi: Express UK

Përktheu dhe përshtati: Konica.al