“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Hemorroidet, shkaqet dhe si shfaqen në trup?
Mjeku: Hemorroidet apo, siç njihet në gjuhën e përditshme, majasëlli, është dilatacioni dhe inflamacioni venave në zonën e rektumit dhe anusit. Në varësi të pozicionit ku shfaqet, klasifikohen në hemorroide interne (të brendshme) që fillojnë nga kryqëzimi i anusit me rektumin dhe hemorroide eksterne (të jashtme) që shfaqen poshtë këtij kryqëzimi. Një lloj tjetër klasifikimi i hemorroideve përcaktohet nga shkalla e çrregullimit dhe nga rënia e hemorroideve në drejtim për nga jashtë. Hemorroide grada I nuk kemi rënie, Hemorroide grada II ka një rënie spontane, Hemorroide grada III mund të hiqet manualisht, Hemorroide grada IV, rënia është kronike.
Në vetvete hemorroidja është rritje e presionit të gjakut në muret e venave në rektum dhe anus. Duke qenë muskuj të dobët nuk arrin të bëhet shtyrja në mënyrën e duhur, për pasojë shoqërohet me dilatacion të enëve të gjakut. Rritja e presionit mund të vijë si rezultat i kapsllëkut kronik. Faktor risku është dhe dieta ushqimore e varfër me fibra, jeta sedentare, obeziteti, historiku familjar etj…
Si shfaqet? Shfaqja e gjakut gjatë defekimit e shoqëruar shpesh me dhimbje të forta (hemorroidet eksterne). Një simptomë e shpeshtë është dhe pruriti (kruajtjet) anale. Ka raste kur venat mund të dalin dhe nga anusi (prolaps).
Diagnositkimi bëhet me ekzaminimin direkt të zonës së anusit dhe me procedurën e anoskopisit.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.