MENU
klinika

Klaus Gjasula

“Jemi më lart, t’i fitojmë të dyja ndeshjet”

03.06.2022 - 14:16

Mesfushori i Shqipërisë, Klaus Gjasula, ishte i pranishëm në konferencën për shtyp në krah të kapitenit Elseid Hysaj, në vigjilje të ndeshjeve kundër Islandës në transfertë dhe Izraelit në shtëpi, sfida të vlefshme për UEFA Nations League.

Gjasula u shpreh se në skuadër ka optimizëm dhe se do të fokusohen vetëm te fitimi i dy ndeshjeve, pasi përballë nuk kanë Spanjën ose ndonjë kombëtare tjetër të madhe.

“Po unë tani do të thosha që Islanda dhe Izraeli janë më poshtë se ne, ne jemi favoritët. E dimë që në të kaluarën ka qenë gjithmonë e vështirë me kombëtaret më të vogla, por ne jemi rritur si skuadër dhe kemi treguar ndeshje të mira. Jam optimist dhe besoj se do të fitojmë.

Një ndeshje me Islandën duhet të marrim një pikë me patjetër, por do të tentojmë të marrim tre pikë të plota. Duam minimum katër pikë nga 6 pikët e mundshme. Islanda luan shumë fizikisht dhe Hysaj e tha shumë mirë, që ata janë fizikisht shumë të fortë dhe luajnë në mbrojtje. Duhet të kemi kujdes që të mos bëjmë gabime dhe të shohim lojën tonë.

Nuk po luajmë kundër Spanjës që të studiojmë se si luan. Ne kemi besim te vetja jonë dhe do të japim maksimumin. Asllani është një çun i ri, ka shumë talent. Është mirë që është në Kombëtare. Çdo lojtar shqiptar që ka kualitet, e presim këtu (qesh). Tani nuk e di si do e vendosë trajneri, si do të luajmë, ata na japin forcë dhe kanë cilësi.

Secili e dimë se çfarë mundësie kemi në këtë grup, nuk kemi shumë presion, nuk kemi asgjë për të humbur. Prandaj, ne do të jemi optimist dhe do të provojmë të nxjerrim maksimumin”, përfundoi Gjasula.