Ndoshta është periudha post-Covid, ndoshta është vapa e nxehtë e këtyre ditëve. Cilado qoftë arsyeja, diçka është e sigurt: Vajzat po përdorin kremin pudër “full-coverage”, me mbulim të plotë, gjithnjë e më pak.
Pasi mësuam për grimin e shpejtë 5-minutësh me hidratues, SPF (ndoshta me ngjyrë) dhe pak blush – nuk duam ta lëmë të na ikë këtë lloj makeup-i që ndihet kaq i lehtë në lëkurë.
Një rol në gjithë këtë, ka luajtur edhe trendi i “clean look” në TikTok – pamja e një vajze që duket gjithmonë e rregullt, e pastër, e pasur dhe me një makeup minimalist.
Clara Varga, drejtoreshë bukurië në një kompani lider në parashikimin e tendencave (WGSN), thotë se “konsumatorët pas pandemisë po investojnë më shumë në lëkurë, për t’u ndjerë të sigurt dhe rehat në lëkurën e tyre natyrale”.
“Njerëzit po shpenzojnë më pak kohë për t’u dukur perfekte dhe më shumë kohë për t’u dukur ‘perfekt në imperfeksionet e tyre të vogla’.”
Për përditshmëri po përdoren gjithnjë e më shumë baza makeup-i me mbulim mesatar apo SPF tinted (me nuancë).
Burimi: In Style