MENU
klinika

"Edhe pse Ukraina s’e njeh, Kosova i ka dhënë mbështetje të plotë"

“Këta jemi ne”/ Rama nga Kievi zë “ngushtë” Zelenskyn

15.06.2022 - 20:38

Në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin ukrainas dhe kryeministrin malazez Dritan Abazoviç nga Kievi, kryeministri Edi Rama është pyetur nga gazetarët nëse Shqipërisë do t’i vinte keq që Ukraina të marrë me procedura të përshpejtuara statusin e vendit kandidat.

Ndërsa theksoi se është e drejta e Ukrainës që të kërkojë statusin e vendit kandidat, Rama solli në vëmendje edhe rastin e Kosovës, për të treguar se “këtu jemi në një linjë të mirë-përkufizuar të asaj çfarë jemi ne dhe se çfarë ne përfaqësojmë.”

Kreu i qeverisë tha se Ukraina se nuk e njeh Kosovën si shtet sovran, por pavarësisht kësaj, ajo i ka dhënë vendit mbështetje të plotë dhe ka sanksionuar Serbinë.

“Ka një vend që Ukraina s’e ka njohur, Kosova dhe pavarësisht kësaj, ajo po bën të njëjtën gjë që po bëjnë të gjithë me sanksione dhe mbështetje të plotë. Pra këtu jemi në një linjë të mirë-përkufizuar të asaj çfarë jemi ne dhe se çfarë ne përfaqësojmë. Pra besoj se është gjëja e duhur për t’u bërë. Populli i Ukrainës duhet ta dijë tani që në sytë e BE, e ardhmja e tyre është në familjen e BE. Kjo është e vetmja gjë që nënkupton marrja e statusit kandidat.”

Po ashtu, Rama u kujdes t’ju kujtonte ukrainasve se, sipas tij, marrja e statusit kandidat nuk do të ndryshojë shumëçka. Punën e vështirë, tha ai, duhet ta bëni vetë pasi nga marrja e statusit të vendit kandidat mund të duhet të presësh me vite derisa të mund të anëtarësohesh në bllok.

Për kreun e qeverisë me pranimin e Ukrainës, BE do të jetë duke bërë diçka të dobishme për veten e saj.

“Kjo pyetje nuk duhet të më drejtohet mua sepse jemi këtu për të mbështetur nevojën dhe kërkesën e Ukrainës për të marrë statusin kandidat. Nuk dua që t’u jap njerëzve që mund të na shohin tani përshtypjen që kjo është diçka pa vlerë. Sepse nuk është kështu. Statusi i vendit kandidat është një njohje e rëndësishme e asaj ku ti përket….Është e drejta e Ukrainas të kërkojë të jetë pjesë e BE. Une besoj se është detyra e Ukrainas që të kërkojë të dëgjohet…Mund ta marrësh statusin, por të nesërmen jeta do të vijojë do të jetë po aq e vështirë sa është. Është një proces tejet i gjatë. S’e mbaj më mend sa vite ka qëkur RMV është kandidate…

Ne u bëmë kandidat në 2014 dhe ja ku jemi. Na thonë që e meritojmë t’i nisim prej disa vitesh, por ka diçka që nuk shkon mes RMV dhe Bullgarisë. Nuk e dimë kur do t’i nisim negociatat se nuk varet nga ne, as nga BE…Do të kërkojmë të ndahemi, të vijojmë më vete, s’e di cili do të jetë reagimi. Por jemi këtu jo vetëm për t’i thënë presidentit, por kujtdo që nuk kemi asnjë problem nëse BE i jep statusin kandidat Ukrainës. Nuk do të bëhemi nervozë, përkundrazi do të jemi të lumtur për BE që do të bëjë diçka të dobishme për veten e tij, jo për Ukrainën. S’e di sa mund të dëgjohet zëri ynë.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ballkani Perëndimor si mbështetje

Rama nga Kievi: Do të rindërtojmë banesat në Irpin