Armando Broja është në qendër të merkatos, në këtë dritare transferimesh. Ylli shqiptar, falë paraqitjeve të tij të shkëlqyera me Sauthemtonin, ka arritur të joshë shumë klube europiane, që kërkojnë shërbimet e sulmuesit.
West Ham është klubi i Premier League që po insiston më shumnë që të transferojë Armando Brojën nga Chelsea në këtë afat kalimtar të kësaj vere, – raporton eksperti i merkatos, Gianluca di Marzio.
West Ham kërkon të parakalojë skuadrat rivale të interesuara për Brojën me një super ofertë, duke ofruar deri në 35 milionë euro për kartonin e yllit të Shqipërisë.
Sulmuesi është objektiv primar për West Ham në këtë merkato, teksa drejtuesit po punojnë për një marrëveshje që do të konsitonte në blerjen përfundimtare të kartonit.