MENU
klinika

Mbrojtësi i Kombëtares

Ish-trajneri e kërkon Kumbullën te skuadra që drejton tani

20.06.2022 - 11:01

Situata rreth Marash Kumbullës është ende e pa qartë, e ardhmja e tij është e gjitha për tu përcaktuar. Në rrafshin taktik, qendërmbrojtësi kuqezi nuk bën pjesë në planet e Jose Mourinho-s, është parë dhe shihet si një zëvendësues nga tekniku portugez.

Pikërisht ky status mund të bëjë që Kumbulla ta mendojë sërish të ardhmen, pavarësisht se dëshira e tij është të qëndrojë në kryeqytet, ofertat e ndryshme këtë periudhë mund të bëjnë që Kumbulla të mendohet edhe një herë.

Ivan Juric është nga të paktët që mund ti trazojë idetë Kumbullës, një trajner që e njeh në detaje, pasi ishte pikërisht ai që e promovoi në elitën e futbollit italian. Nga Torino pritet të largohet Bremer, lojtar për të cilin interesohet Inter, Bayern Munich por dhe vetë Roma. Nëse Bremer largohet gjatë merkatos së verës, Juric do të tentojë të josh Kumbullën.

Sigurisht nuk është e lehtë pasi Roma dy sezone me parë shpenzojë afro 22 milionë euro për ta marrë nga Verona, për të blerë kartonin e mbrojtësit kuqezi as që bëhet fjalë por mund të tentojnë ta afrojnë në formë huazimi, ose mund të përdoret nga Roma për të ulur kostot e një transferimi të mundshëm të Bremer në kryeqytet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN