Aurelio de Laurentis dhe katër pjesëtarë të bordit drejtues të Napolit janë vënë nën hetim për kontabilitet të rremë për transferimin e Viktor Osimhen nga Lila në vitin 2020.
Një operacion që pati vlerën prej 76 milionë eurosh dhe e cila përfshinte disa lojtarë të Primavera-s ashtu edhe portierin e ekipit të parë, Karnezis.
“Guardia di Finanza”, me urdhër të Prokurorisë Publike të Napolit, kreu një sërë kontrollesh në Napoli, Romë e Francë. Një buxhet i rremë është vendosur në krye të këtij investigimi për sa i përket kontratës së sulmuesit nigerian.
Clamoroso a #Napoli: #AurelioDeLaurentiis indagato per falso in bilancio per l’affare Osimhen! https://t.co/GCOsc5Yh6S
— Raffaele La Russa (@raffaele_russa) June 21, 2022