MENU
klinika

Nga Eduard Zaloshnja

Kryeministër? Ramën rreth 40%, Berishën rreth 27%, asnjërin rreth 33%

27.06.2022 - 15:27

Gjatë fundjavës zhvillova një sondazh elektronik, ku pyetësorin e shpërndava me 3000 SMS krejt TË RASTËSISHME në të gjithë territorin e vendit (1780 banorë të rritur e plotësuan pyetësorin). Në pyetësor përfshiva edhe pyetjen “NQS do të votonit sot drejtpërdrjet për Kryeminsitër, kujt do t’ia jepnit votën?”. Kampionin e ripeshova statistikisht, për ta përfaqësuar popullsinë e rritur sa më mirë demografikisht, gjeografikisht dhe politikisht (intervali i kredibilitetit statistikor të rezultateve plus/minus 2.7%).

Për Ramën janë gati të votojnë sot 40.2% e të anketuarve (bazuar në profilin e tyre demografik, mund të ekstrapolohet se rreth 832 mijë banorë të rritur do të votonin sot për Ramën, nqs kryeministri do të zgjidhej drejtpërdrejt nga populli).

Për Berishën janë gati të votojnë sot 26.8% e të anketuarve (bazuar në profilin e tyre demografik, mund të ekstrapolohet se rreth 555 mijë banorë të rritur do të votonin sot për Berishën, nqs kryeministri do të zgjidhej drejtpërdrejt nga populli).

Plot 33% e shqiptarëve të rritur (rreth 683 mijë) nuk janë gati të votojnë sot për asnjërin nga dy rivalët kryesorë për qeverisjen e vendin (shihni tabelën e mëposhtme)

Kryeministër? Ramën rreth 40%, Berishën rreth 27%, asnjërin rreth 33%

SHËNIM: Nga 3.6 milionë zgjedhës në lista, vetëm rreth 2.1 milionë banojnë në Shqipëri. Vjet votuan vetëm 1.66 milionë banorë të rritur.

Për kë votuan më 25 prill 2021 votuesit e sotëm të Ramës e Berishës?

Bazuar në përgjigjet që dhanë të anketuarit rreth votimit të tyre në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021, mund të përvijohet edhe profili elektoral i votuesve të sotëm të Ramës e Berishës (shihni dy tabelat).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Do përplaset me SHBA, Kim mesazh të fortë ditën e parë të parlamentit"

Analisti Zaloshnja: Basha mes dy zjarreve, demokratët e duan Berishën, s’ka forcë ta përjashtojë!