MENU
klinika

Rivalitet kudo

Leo Messi thyen një rekord të Ronaldos

25.06.2022 - 17:46

Lionel Messi është i njohur për rekordet brenda fushës, por tani ai ka regjistruar edhe një jashtë saj. Pasi nënshkroi me Paris Saint-Germainin në vitin e kaluar, klubi ka shitur mbi një milionë fanella brenda sezonit 2021/22.

Fanella e Messit me numër “30” përbënte mbi 60% të shitjeve. Ky është një rekord i ri në botën e futbollit, pasi asnjëherë më parë nuk ka ndodhur që fanella e një futbollisti të shitet kaq shumë për një sezon.

Messi theu edhe rekordin e rivalit të tij, Cristiano Ronaldo, i cili u rikthye te Manchester United në verën e vitit të kaluar. Klubi anglez kishte përfituar 187 milionë paund në shtator nga shitja e fanellave të portugezit, por shifrat nga shitja e fanellave të argjentinasit vazhduan të hipnin dhe përfundimisht kaluan Ronaldon.

Manchester United gjithashtu nuk është më klubi që ka më së shumti shitje të fanellave, me PSG-në që tani është në krye listës. Kur u njoftua se Messi po largohej nga Barcelona drejt PSG-së, pothuajse 1 milion euro u gjeneruan nga shitja e fanellave brenda disa orësh.

Kampionët e Francës pastaj u detyruan të prodhonin sa më shumë fanella për të përballuar kërkesën e lartë. Përgjegjësi për marrëveshjet te PSG-ja, Marc Armstrong tha për “Marca”:

“Kërkesa është rritur 30 deri në 40 për qind dhe me të vërtetë ajo që mund ta ngadalësojë atë është oferta. Kur ndodh një nënshkrim i tillë, Cristiano] Ronaldo te Manchester United për shembull, ju mund të mendoni se ai do të paguhet duke shitur fanella, por nuk është kështu.

Nuk mund të prodhosh shumë fanella shtesë. Marrëveshja është vendosur të garantojë minimume shumë të rëndësishme, por ne nuk mund të përmbushim kërkesat për fanellat e Messit. Ne kemi arritur kulmin”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN