Ka pasur dy kriza të rëndësishme globale që nga Referendumi i Brexit – Koronavirusi dhe pushtimi rus i Ukrainës.
Deri më tani, në të dyja situatat, fakti që nuk kemi qenë të lidhur me BE-në ka bërë që ne kemi qenë në gjendje të veprojmë më shpejt dhe me më shumë ndikim se miqtë tanë kontinental.
Tashmë pothuajse është harruar sesi ne mundëm të vepronim shpejt për prodhimin e vaksinave. Ne pothuajse kemi harruar gjithashtu se si BE-ja theu Protokollin e Irlandës së Veriut për të bllokuar eksportin e vaksinave, aq të ngadalta ishin përgjigjet e tyre. Deri këtu, kaq e turpshme…
Megjithatë, sjellja e BE-së për pushtimin e Ukrainës është diçka për t’u tronditur edhe më shumë.
Dekadat e ndjekjes së politikës së BE-së për Ndryshimet Klimatike, e cila ishte më shumë një metodë për të eksportuar prodhimin e energjisë diku tjetër për ta bërë bilancin e tyre të karbonit të dukej mirë, në vend që të ndryshonte situatën globale, ka shkatërruar çdo ide.
Kjo është komplikuar nga fakti se Gjermania në mënyrë të veçantë ka injoruar shqetësimet e kuptueshme të Polonisë dhe të tjerëve dhe ia ka dorëzuar Putinit politikën e saj energjetike.
Ish-politikanë të lartë gjermanë kishin mbështetur tubacionet e naftës dhe gazit që përshkonin vendet e tjera, pavarësisht se shikonin Putinin dhe bandën e tij duke përdorur tubacionet dhe aftësinë e tyre për të hapur dhe mbyllur rubinetat si një mjet kyç i politikës së jashtme.
Kjo nuk ka kaluar pa u vënë re në vetë Ukrainën, me Presidentin Zelensky dhe figura të tjera kyçe ukrainase që kanë duartrokitur përpjekjet e Mbretërisë së Bashkuar dhe kanë theksuar dështimet e BE-së.
Që nga fillimi i konfliktit, BE-ja u ka paguar rusëve 56.5 miliardë euro për energjinë, 30 miliardë euro janë furnizime me naftë bruto.
Kjo është vetëm në katër muaj. Tani ata thonë se do të reduktojnë importet jo tubacionesh deri në fund të vitit. Problemi është se edhe atëherë 20 miliardë £ do të paguhen, pasi një e treta e importeve të BE-së vijnë me tubacione, të cilat janë përjashtuar nga marrëveshja dhe janë rritur gjatë periudhës me 200,000 fuçi në ditë.
Çdo ditë BE-ja financon dhe angazhohet të vazhdojë të financojë makinën ruse të luftës.
Burimi: Express UK
Përktheu dhe përshtati: Konica.al