MENU
klinika

Atletja shqiptare

Luiza Gega e para në Manchester dhe vendos rekord

03.06.2022 - 23:10

Luiza Gega vijon të tregojë paraqitje dinjitoze në arenën ndërkombëtare. Në garën e sotme në Manchester ajo zuri vendin e parë. Por ajo vuri edhe rekord në 3000 m me pengesa në këtë miting. Vetë atletja jonë ka postuar arritjen e fundit:

“Një start i mirë i hapjes së sezonit. Sot startova garën time të parë ndërkombëtare në Manchester në 3000 m me pengesa, e cila shkoi vërtet shumë mirë.

Vendi i parë, rekord mitingu, normë e Kampionatit Botëror, normë e Kampionatit Europian, koha ime e dytë më e shpejtë më pak se një sekondë larg rekordit, të dhëna për një garë shumë të mirë.

Shpresoj që në garën e radhës, e cila do të jetë me datën 6 qershor të tentoj për një kohë më të mirë.”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Luiza Gega (@luizagega)