MENU
klinika

Detaje/ U zunë për një parakalim

Motivi që solli të shtënat e armëve në Elbasan

17.06.2022 - 21:36

Një parakalim i gabuar para 3 javëve, çoi në përdorimin e armës mbrëmjen e sotme në Elbasan. E.M, 38 vjeç ka qëlluar 7 herë me armë zjarri në drejtim të 30-vjeçarit Arben Bekteshi. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Skënderbeg” rreth orës 20:00.

Sipas policisë, për shkak të një konflikti të çastit, të ndodhur disa ditë më parë, midis shtetasve E. M. dhe Arben Bekteshi, 38-vjeçari E.M banues në Elbasan ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të Bekteshit, i cili ishte duke qarkulluar me mjetin e tij.

Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar. Shërbimet e Policisë që ishin në patrullim kanë reaguar menjëherë dhe janë vënë në ndjekje të autorit, i cili ka hedhur armën e zjarrit gjatë ndjekjes nga Policia dhe ka mundur të largohet.

Forca të shumta të Policisë Elbasan, “Shqiponjat” dhe forca operacionale të DVP Elbasan kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, po vijon veprimet, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë

Arrestohet 40-vjeçari nga Peqini

Tentoi të vriste një person me armë zjarri

Arrestohet Adriatik Çeka në Elbasan