Ditën e hënë do të nisë në Londër grand slam i Wimbledon, turneu i tretë i madhi këtij viti, që zhvillohet në fushat me bar. Tenistët kanë mbërritur në kryeqytetin britanik dhe kanë nisur stërvitjen në Wimbledon.
Deri këtu asgjë e veçantë, por surpriza vjen nga fakti se për herë të parë në historinë e këtij grand slam, tenistët janë stërvitur në fushën qendrore. Ajo kurrë më parë nuk i kishte hapur dyert për tenistët para ndeshjeve zyrtare.
Ata që e kanë bërë sefte janë Rafael Nadal e Matteo Berrettini, fituesi i dy grand slam të tjerë këtij viti dhe finalisti i vitit të kaluar. Ata stërviten, ndërkohë që, në shkallët e stadiumit ka ende punonjës që kryejnë sistemimet e fundit.
An historic pre-tournament practice on Centre Court for Matteo Berrettini and @RafaelNadal#Wimbledon | #CentreCourt100 pic.twitter.com/bT9DtMLcaB
— Wimbledon (@Wimbledon) June 23, 2022
Organizatorët morën këtë vendim pas dëmtimeve që disa tenistë pësuan në fushën qendrore në ditët e para të vitit të kaluar, përfshi edhe Serena Williams. Bari i fushës ishte e përkryer, duke qenë një problem për tenistët. Më vonë, në fushën qendrore janë stërvitur edhe tenistë të tjerë që luajnë aty, përfshi edhe Novak Djokovic.