MENU
klinika

Pritet që Biden të ulë koston e karburantit në SHBA

Nafta bie me më shumë se 5 dollarë për fuçi

22.06.2022 - 11:58

Çmimet e naftës ranë me më shumë se 5 dollarë për fuçi të mërkurën, mes një nxitje të presidentit amerikan Joe Biden për të ulur kostot e karburantit për shoferët.

Kontratat e së ardhmes të naftës së papërpunuar Brent ranë me 5,10 dollarë, ose 4,5%, në 109,55 dollarë për fuçi, ndërsa kontratat e së ardhmes së SHBA-së të Teksasit Perëndimor (WTI) ranë me 5,37 dollarë ose 5,9 për qind në 104,15 dollarë ( përditësimi ora 10:00 AM)

Kontratat më herët arritën nivelet e tyre më të ulëta në datat 19 dhe 12 maj, respektivisht.

Biden pritet të bëjë thirrje sot për pezullimin e përkohshëm të taksës federale prej 18.4 cent për gallon (1 gallon = 3.78 litra) mbi benzinën, ndërsa Shtetet e Bashkuara, konsumatori më i madh në botë i naftës, luftojnë për të trajtuar rritjen e çmimeve të benzinës dhe inflacionit.

Vendimi i Presidentit do të publikohet pasdreke, ndërsa të enjten shtatë kompani të naftës do të takojnë Biden nën presionin e Shtëpisë së Bardhë për të ulur çmimet e karburantit, ndërsa bëjnë fitime rekord.

Oferta globale pritet të jetë ende prapa rritjes së kërkesës.

2.4 trilion dollarë që do të investohen në energji këtë vit përfshin shpenzime rekord për burimet e rinovueshme, por nuk arrin të mbyllë hendekun e furnizimit dhe të trajtojë ndryshimet klimatike, tha të mërkurën Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë.

Ndërkohë, kapaciteti i përpunimit të naftës në Shtetet e Bashkuara ra në vitin 2021 për të dytin vit radhazi, treguan të martën të dhënat e qeverisë, pasi mbylljet e fabrikës pakësuan aftësinë e tyre për të prodhuar benzinë ​​dhe naftë./ Reuters

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Analiza/ Rrugët e mundshme

Si zgjidhet kriza globale e naftës?

A mund të arrijnë çmimet 200 dollarë për fuçi?

Çfarë thonë bosët e naftës për krizën globale të energjisë

Analiza/ Po zvogëlojnë inventarët e karburantit vendas

Pse Shtetet e Bashkuara po eksportojnë ende karburant?