MENU
klinika

“Hileja” e Putinit për të përballuar embargon

Në 100 ditë luftë, Moska grumbulloi 100 miliardë euro

13.06.2022 - 15:52

Hulumtimet e reja tregojnë se Rusia ka fituar rreth 100 miliardë euro nga eksportet e naftës gjatë 100 ditëve të para të luftës në Ukrainë.

Megjithëse eksportet e naftës dhe gazit rus po bien dhe të ardhurat e Moskës po pakësohen, sërish ato mbeten shumë të larta për sa i përket standardeve historike.

Të ardhurat nga hidrokarburet ende tejkalojnë vlerësimet e publikuara gjerësisht të kostos së luftës në Ukrainë.

Raporti, nga Qendra e pavarur për Kërkime mbi Energjinë dhe Ajrin e Pastër paralajmëron gjithashtu për boshllëqet e mundshme që mund të krijohen nga përpjekjet e BE-së dhe SHBA-së për të kufizuar importet nga Rusia.

Nga vlerësinet parashikohet se embargoja e planifikuar e BE-së e naftës do të ketë një ndikim të rëndësishëm.

Por raporti paralajmëron se sasi të mëdha të naftës së papërpunuar ruse tani po dërgohen në Indi, ku ato rafinohen dhe rishiten sërish te klientë në Evropë dhe SHBA.

Raporti thekson gjithashtu se teksa Rusia po kërkon tregje të reja për naftë, shumica e lëndës djegëse të saj po transportohet me anije në pronësi evropiane.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Borell: Synojmë të ndërpresim financimet për autorët e mizorive në Ukrainë

BE heq dorë nga nafta ruse, miratohet paketa e gjashtë e sanksioneve kundër Putinit

Nga Russian Today/ 7 pyetjet e tregut

A do ta shkatërrojë kriza e Ukrainës ekonominë ruse?

Paketa e gjashtë e sanksioneve ndaj Rusisë

A do të përçahet BE në vendimin për embargon e naftës?