MENU
klinika

Rama publikon pamjet e punimeve

Në fillim të korrikut hapet aksi Kardhiq-Delvinë

26.06.2022 - 11:37

VLORË- Punimet për aksin rrugor Kardhiq-Delvinë janë drejt fundit dhe në fillim të muajit korrik kjo rrugë do të jetë e përfunduar dhe e hapur për qarkullimin e mjeteve.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga rruga e re kombëtare, e cila do të shkurtojë ndjeshëm distancën e lëvizjes drejt brigjeve të Jonit.

“Mirëmëngjes, dhe me këto pamje thuajse finale, fare pak ditë para se të hapet për të gjitha automjetet, rruga e re kombëtare Kardhiq-Delvinë e deri në Sarandë, ju uroj një të diel të qetë”, shkruan kryeministri.

Ndërtimi i aksit rrugor Kardhiq-Delvinë po pritet prej vitesh nga banorët e Gjirokastrës dhe operatorët turistikë pasi do të afrojë dy qytete që kanë një numër të konsiderueshëm vizitorësh, Sarandën dhe Gjirokastrën.

Tuneli i Skërficës  përgjatë rrugës së re Kardhiq-Delvinë me gjatësi 1316 metra është një nyje lidhëse e rrugës strategjike Kardhiq-Delvinë, për zhvillimin e turizmit në bregdetin e jugut dhe Sarandës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Balluku flet nga tuneli i Skërficës

Kur hapet aksi Kardhiq-Delvinë?

"3.385 km gjatësia, 2 korsi me gjerësi nga 3.5m..."

Përfundon Loti 5 i Rrugës Kardhiq-Delvinë

"Do të shkurtojë me 3 orë rrugën"

Rama publikon pamjet nga punimet në Kardhiq-Delvinë