Gerard Pique po kalon një nga moment të vështirë ku pas ndarjes nga këngëtarja Shakira, për shkak të një tradhtie të aluduar nga ana e mbrojtësit, që bëri xhiron e rrjetit, tani duket se spanjolli është pranë largimit edhe nga Barcelona.
Sipas raportimeve nga mediat spanjolle, katalanasit qe janë në vështirësi ekonomike po mundohen të shkurtojnë shpenzimet në klub dhe situata e kontratës së Pique mund të konsiderohet si një prej tyre.
Futbollisti ka ende 2 vite në kontratën me klubin ku paga e tij prej 5.8 milionë euro duket se i ka vendosur në vështirësi katalanasit që kanë vendosur ta lënë të lirë nëse vjen një ofertë e përshtatshme.
Destinacioni i mundshëm i Pique mund të jetë ende brenda Spanjës, por nuk përjashtohet dhe një aventurë e re jashtë Europës në MLS-në Amerikane.