MENU
klinika

Çifti i famshëm në krizë

Pique e tradhëtoi, Shakira përfundon në spital

03.06.2022 - 18:27

Revista “Hello” ka publikuar detaje të reja rreth gjendjes së këngëtares kolumbiane Shakira në lidhje me situatën rreth partnerin Gerard Pique, i cili flitet ta ketë tradhëtuar së fundmi me një modele.

Sipas revistës në fjalë, Shakira ka pësuar një krizë të fortë të shtunën e kaluar. Këngëtarja është dashur të trajtohet nga shërbimet mjekësore dhe është transferuar me ambulancë në klinikën Teknon në Barcelonë.

Një dëshmitar i ngjarjes tha për revistën se kolumbiania përfundoi në spital si pasojë e një sulmi ankthi. Mjekët e pyetën Shakirën nëse kishte nevojë për kujdes psikologjik dhe ajo kërkoi të shkonte në klinikën e lartpërmendur në Barcelonë.

Pique dhe Nidia del Carmen Ripoll, nëna e këngëtares, ndoqën ambulancën me automjetet e tyre deri sa arritën në vendngjarje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN