Bajram Begaj u zgjodh dje Presidenti i ri i vendit.
Rezultoi se 78 deputetë kanë votuar pro, ndërkohë vetëm katër deputetë kanë votuar kundër Begajt në krye të shtetit dhe 1 ka abstenuar.
Mazhoranca ka 77 deputetë, çka do të thotë se një nga deputetët e opozitës të cilët morën pjesë në procesin e votimit, ka votuar pro kandidaturës së Begajt.
Përzgjedhja e tij nga PS-ja në krye të shtetit, për të pasuar kështu Ilir Metën në 24 korrik, solli reagime dhe kundërshti nga opozita, e cila e cilësoi zgjedhjen e Begajt antikushtetuese.
OPOZITA BOJKOTI VOTIMIN
Gjatë votimit për emrin e Bajram Begaj për President, deputetët e Partisë Demokratike, kreu i PD, Sali Berisha, dhe mbështetësit e tij këtij të fundit braktisën procesin e votimit.
Nga ana tjetër, nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, dhe deputetja e kësaj force politike, Erisa Xhixho, kanë votuar për Presidentin e ri, Bajram Begajn. Ndryshe nga deputetët e Partisë Demokratike, dy deputetët e LSI iu drejtuan kutisë së votimit, duke hedhur votën e tyre.