MENU
klinika

"Ata njerëz e meritojnë!"

Rama i kërkon kryeministrit ukrainas që të njohë pavarësinë e Kosovës

15.06.2022 - 20:42

Kryeministri Edi Rama në vizitën e tij në Ukrainë, përveç mbështetjes që i dha për marrjen e statusit të vendit kandidat loboi edhe për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Edhe gjatë konferencës me Presidentin Zelensky, por edhe gjatë takimit që zhvilloi me homologun Denys Shmyhal, Rama u shpreh se Ukraina duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Rama i kërkoi Ukrainës që të përçonte mesazhin e duhur në emër të komunitetit të ri politik që po rindërtojnë.

“Kosova është rreshtuar krah Ukrainës. Ukraina ende nuk e ka njohur Kosovën dhe e thashë edhe gjatë konferencës së shtypit, e thashë edhe publikisht që ju të rikonsideroni njohjen e Kosovës, pasi ata njerëz e meritojnë. Ata realisht dëshmuan diçka të jashtëzakonshme, sepse nuk mbeten peng i së shkuarës.

Kjo do të ishte mirë, që Ukraina ta rikonsideronte dhe të përçonte mesazhin e duhur në emër të komunitetit të ri politik që duam të rindërtojmë”, tha Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Edhe pse Ukraina s’e njeh, Kosova i ka dhënë mbështetje të plotë"

“Këta jemi ne”/ Rama nga Kievi zë “ngushtë” Zelenskyn