MENU
klinika

“Qentë le të lehin, karvani të ecë përpara”

Rama në konferencë me Kurtin: Të fokusohemi në punën tonë

20.06.2022 - 14:15

Kryeministri Edi Rama i është kthyer në konferencë sërish qenit që lehte gjatë ceremonisë shtetërore të pritjes së tij në Kosovë.

Kreu i qeverisë shqiptare tha se ai simbolizon ata që “lehin për të tërhequr vëmendjen”.

Rama thotë se “qentë le të lehin, karvani të ecë përpara” dhe se të gjithë duhet të fokusohen në punën e tyre.

“Dakordësia financiare me kontribut të përbashkët për shkrimin e enciklopedisë shqiptare. 10 vëllime që do përmbledhin korpusin enciklopedik të korpusit shqiptar. Më në fund, edhe shqiptarët do kenë një enciklopedi të denjë për shtete që e kanë seriozisht adresimin e rrënjëve të tyre dhe ardhmes së tyre. Është krijuar një sinergji mjaft pozitive. Nuk mund të lë pa përmendur qenin që lehte gjatë kohës që po jepej himni. Është një qen që mbetet shumë i rëndësishëm nga kjo ditë pasi përbën një simbol të lehjeve për arsyeje të tërheqjes së vëmendjes. Por kur ne fokusohemi, lehjet mbeten prapa. Qentë le të lehin, karvani të ecë përpara” – tha Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Jam i pa interesuar të përfshihem në jetën politike të Kosovës”

Rama njofton: Për herë të parë do mbahet Kuvendi i përbashkuar