MENU
klinika

“Kërkojmë respekt për privatësinë”

Shakira konfirmon se po ndahet me Pique

04.06.2022 - 13:26

Këngëtarja kolumbiane Shakira ka konfirmuar se është duke u ndarë nga partneri i saj, futbollisti i Barcelonës, Gerard Piqué, me të cilin ka dy fëmijë: “Me keqardhje konfirmoj se po ndahemi. Për mirëqenien e fëmijëve tanë, të cilët janë prioriteti ynë më i lartë, kërkojmë respekt për privatësinë. Faleminderit për mirëkuptimin”.

Kështu thuhet në një deklaratë të shkurtër të publikuar nga agjencia e komunikimit të këngëtares. Mediat kanë dy ditë që shkruajnë se Pique ishte parë në disa raste me një vajzë të re, studente 20-vjeçare, prandaj mbrojtësi i ekipit katalanas është zhvendosur në një papafingo të pronës së tij në rrugën “Muntaner”.

Në lajme u fol edhe për situatën e Shakirës, e cila është tërbuar kur ka mësuar për tradhtinë. Ky lajm, i cili mund të klasifikohej si informacioni i parë zyrtar për këtë çështje, bëri që shumë media të fillojnë të spekulojnë për krizën në çift.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN