MENU
klinika

Disa ide si ta vishni

Shalli në kokë, trendi i preferuar i vajzave të showbiz-it!

27.06.2022 - 10:35

Duket se një gjë shumë në modë së fundmi është të vendosësh një shall në kokë. Shalli në kokë në modele, ngjyra dhe stilime të ndryshme duket se po bëhet shumë i bujshëm së fundmi. Vajzat e showbiz-it shqiptar e kanë përvetësuar trendin më të ri dhe ne ju sjellim disa prej tyre.

Dafina Zeqiri duket se e pëlqen shumë këtë trend teksa nuk i ka thënë jo një shalli të errët të lidhur në kokë.

E radhës është Kida, bukuroshja e cila ka zgjedhur një shall shumëngjyrësh për ta lidhur në flokët e saj bjondë.

Xhensila Myrtezaj, një artiste shumë e talentuar, gjithashtu nuk i ka thënë jo lidhjes së një shalli me ngjyra në kokë.

Kristina Baki, bukuroshja e cila së fundmi është bërë nënë, ka zgjedhur në një nga fotot e saj gjatë shtatzanisë një shallë të lidhur në flokët e saj.

Kiara Tito, e cila jo pak herë sjell trendet e fundit, gjithashtu ka zgjedhur të lidhë një shall në flokët e saj, të cilin e ka kombinuar edhe me veshjen e saj.

Dhurata Dora është e fundit e përzgjedhur në këtë listë, e cila gjithashtu ka zgjedhur të lidhë një shall në flokët e saj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mos e harroni, sidomos në plazh...

Shalli, aksesori më “IN” i këtij sezoni!