MENU
klinika

Njihuni me sanksionet e reja ndaj Rusisë

SHBA “godet” elitat ruse të lidhura me Putinin

02.06.2022 - 19:03

Shtëpia e Bardhë njoftoi të enjten për rundin e ri të sanksioneve ndaj Rusisë si pasojë e pushtimit të Ukrainës, duke synuar zyrtarët dhe elitat që kanë lidhje me Qeverisë ruse me një mori sanksionesh të reja financiare e diplomatike, raportoi CNN.

“Sanksionet e fundit, të lëshuara nga Departamenti i Thesarit dhe i Shtetit, synojnë asetet luksoze të disa elitave të shquara ruse – duke përfshirë disa jahte dhe avionë që u përkasin bashkëpunëtorëve të presidentit rus, Vladimir Putin, dhe ‘kompanitë e menaxhimit dhe shërbimeve të aseteve luksoze’ që punojnë për t’iu shmangur sanksioneve të SHBA-së”, thuhet në një deklarate të Shtëpisë së Bardhë.

Departamenti i Tregtisë lëshoi ​​gjithashtu sanksione të reja që kufizojnë aftësinë e Rusisë për të siguruar teknologji ushtarake.

Sanksionet synojnë disa elita dhe zyrtarë qeveritarë të shquar rusë, duke përfshirë biznesmenin rus God Nisanov, të cilin sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken e quan “një nga njerëzit më të pasur në Evropë dhe një bashkëpunëtor i ngushtë i disa zyrtarëve rusë” dhe zëdhënësen e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Maria Zakharova.

Shtëpia e Bardhë tha në një deklaratë se sanksionet e fundit janë të dizajnuara “për të goditur pushtimin dhe për të forcuar sanksionet si presion ndaj Putinit”.