MENU
klinika

Vepra e pambaruar

Shën Jeronimi misterioz i Da Vinçit

13.06.2022 - 11:52

        Piktura e papërfunduar e Leonardo Da Vinçit, “Shën Jeronimi në shkretëtirë” është ekspozuar në kështjellën “Clos Luce” në Amboise, Francë, ku artisti kaloi tre vitet e fundit të jetës.

Kjo vepër, cilësuar diku midis vizatimit dhe pikturës, tregon Shën Jeronimin, i cili, në shekullin e IV përktheu Biblën në latinisht, gjatë pendesës së tij në shkretëtirë. Sipas historianëve të artit, piktura daton në vitet 1480.

“Mund t’i dalloni qartësisht shenjat e gishtërinjve; kjo quhet pikturë me gishta, që krijon një sfumato të lehtë. Është veçanërisht emocionuese, sepse këtu kemi gjurmët e gishtërinjve të Leonardos, 535 vite më parë”, – tha drejtori i muzeut, Francois Saint Bris.

Shën Jeronimi ishte një temë shumë e njohur gjatë periudhës së Rilindjes, duke mëshiruar bashkimin e fesë dhe humanizmit intelektual.

“Shumë pyetje nuk kanë marrë përgjigje, çfarë e bën këtë vepër edhe kaq enigmatike. Është një punë e porositur, apo e ishte një vepër që Leonardo e bëri për vete, kushtuar Shën Jeronimit? Është nga periudha fiorentine, pra para 1480-ës, apo nga periudha milaneze, pas vitit 1480? Mbetet mister”, – tha Francois.

Në këtë vepër, Shën Jeronimi shfaqet i penduar, ku mjeshtri italian e paraqet të gjunjëzuar, pa mjekër, të veshur me lecka dhe pa librin e shenjtë.

Janë skicuar vetëm kapela e kardinalit të tij dhe kryqi, që mund të shihet në një skicë. Ekspozita është prezantuar në Vatikan dhe më pas, në Nju Jork në vitin 2019, ndërsa në Francë është planifikuar të vijojë deri më 20 shtator.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Legjenda e artit dhe pikturës

Andy Warhol, gjeniu që modeloi artin

Miti modern i Da Vinçit

500 evente për 5 shekujt

Sa kushon një kopje?

Ankand për Xhokondën e rreme


Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen