MENU
klinika

I dinit?

Shenjat që tregojnë se ke trauma të pazgjidhura nga fëmijëria

27.06.2022 - 09:34

Fëmijëria lë më shumë gjurmë (dhe trauma) në jetën e gjithsecilit prej nesh. Disa sjellje, mendime dhe veprime tregojnë qartazi se traumat ende nuk janë zgjidhur dhe manifestohen në përditshmërinë tonë.

Sulme ankthi në një situatë krejt normale
Ke një takim te dentisti dhe po përjeton ankth dhe panik? Kjo sjellje mund të jetë një simptomë e traumave të pazgjidhura.

Ndjesi turpi ndaj trupit tënd
Nëse je rritur në një ambient ku gjithnjë të janë vënë në dukje kilogramët, ndoshta edhe tani që je rritur, vijon të të prekë ky mendim.

Mendimi se je i/ e pamjaftueshëm/ me
Kjo manifestohet në shumë raporte të cilat ti ndërton në jetë, ndaj përpiqu të gjesh zanafillën dhe zgjidhjen e traumës.

Dëshirë e vazhdueshme për të kënaqur të tjerët
Zakonisht ndodh kur je rritur në një familje ku gjithnjë të duhej të merrje aprovimin e prindërve për çdo veprim.

Makthe, kujtime dhe ndjesi të këqija
Këto lidhen me një përvojë intensive, e cila dukshëm, ka lënë shumë gjurmë tek ti.

Kujtohu se të gjitha janë produkt i së shkuarës dhe fëmijërisë tënde, ndaj mos hezito të kërkosh ndihmë nga profesionistët.

Të pasura me lëndë të shumta ushqyese

Përfitimet që merrni nga konsumi i farave Chia

Shkaqet e shfaqjes dhe produktet që duhet të konsumoni

Njollat e bardha në lëkurë, shenjë e mungesës së vitaminave në organizëm!

Ja çfarë thotë studimi i fundit!

Si ndikon mbipesha në funksionet mendore

Rrit rrezikun e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru

Cili është niveli normal i kolesterolit tek femrat

Të pasura më lëndë ushqyese dhe veti anti kancerogjene

Disa arsye pse duhet të përfshini frutat e pyllit në dietën tuaj