Armando Broja ka kaluar një sezon fantastik me fanellën e Southampton, i cili ishte i huazuar nga Chelsea. Sipas asaj që raportojnë mediat në Britaninë e Madhe është se klubi londinez ka përgatitur ofensivën për të arritur te mesfushori i kombëtares angleze dhe i West Ham, Declan Rice.
Drejtuesit e bluve në tratativën që të dërgon te Rice, do të përfshijë dy lojtarët, Rose Barkley dhe sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Armando Broja.
Çelsi mund të përballet me konkurrencën e Manchester United dhe Cityt për transferimin e Rice, i cili ka edhe dy vite kontratë dhe ka refuzuar oferta të shumta për të zgjatur qëndrimin e tij tek West Ham.
£70m + Armando Broja for Declan Rice?
I think Chelsea would have to either add another player in there, or an extra £30m for us to even consider. Just my opinion. https://t.co/aRyBl4E6EV
— West Ham Fan Zone (@WHUFCFZ) June 26, 2022
Këta të fundit kërkojnë me ngulm shërbimet e Armando Brojës, i cili në sezonin e fundit me Southampton në të gjitha kompeticionet u aktivizua në 38 ndeshje ku arriti të shënonte 9 gola dhe të dhuronte gjithashtu edhe 1 asist.