MENU
klinika

Sulmuesi i Kombëtares

Manaj “bast” me veten, kërkon shansin te Barça

26.06.2022 - 13:50

Spezia nuk ushtroi të drejtën e blerjes së kartonit dhe Rey Manaj kthehet te Barcelona. Në një klub të madh dhe me pretendime maksimale, vështirë të ketë vend për sulmuesin e Kombëtares shqiptare

Por duket se sulmuesi kuqezi është gati të vendos bastin e karrierës së tij. “Mundo Deportivo” skruan se Manaj nuk do që të iki nga Barcelona dhe kërkon një shans në fazën përgatitore për të bindur Xavi-n në miqësoret që do të zhvillohen gjatë kësaj periudhe.

Një vit më parë Manaj shkëlqeu në miqësore, duke realizuar 5 gola, 3 në një ndeshje. Ish-trajneri Koeman ishte gati t’i jepte një shans, por situate pastaj rodhi ndryshe dhe Manaj u transferua në Serie A.

Manaj

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mbrojtësi shqiptar kujton 25 majin

Kumbulla: Një muaj më parë ishim kështu

Sulmuesi i Kombëtares më i kërkuari

“Dhelprat” duan Brojën, vjen edhe Eriksen?