“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Si kuptohet kanceri i gjirit tek meshkujt?
Mjeku: Shenjat dhe simptomat e kancerit të gjirit te meshkujt mund të përfshijnë: një gungë (fryrje) pa dhimbje ose trashje të indit të gjirit, ndryshime të thithës së gjirit të tipit skuqje, çarje, plasaritje ose futje përbrenda të saj, si edhe rrjedhje nga thitha e gjirit. Këto janë shenja që bëjnë të detyrueshëm paraqitjen tek mjeku.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.