MENU
klinika

Flet Kledi Kadiu

Si ndihet balerini për marrëdhëniet Itali-Shqipëri

10.06.2022 - 11:12

Programet e bashkëpunimit dhe partneriteti artistiko-kulturor midis Italisë dhe Shqipërisë, duke filluar nga Java e Kulturës Italiane në Shqipëri janë vlerësuar shumë. Ky vlerësim ka ardhur së fundmi dhe nga Dario Franceschini krahas nismave që përfshijnë brezat e rinj, në fushën kinematografike dhe atë ‘dixhitale’.

Këto janë disa nga projektet e zhvilluara nga ministri italian i Kulturës dhe kryeministri Edi Rama në Tiranë.

Kledi Kadiu, ish balerin profesionist, sot mësues i vlerësuar, prej shumë vitesh jeton në shtetin fqinj Itali.

Krenar për vendin e tij, balerini shqiptar së fundmi ka dhënë një intervistë ku ka folur për javën e Kulturës Italiane në Shqipëri.

“Kthehem shpesh në Shqipëri, jo vetëm sepse janë të dashurit e mi atje, por për t’i treguar vajzës sime rrënjët dhe kulturën e vendit tim.

Një fije që ka mbetur gjithmonë e pandryshuar tek unë, thuajse një kordon kërthize që nuk është këputur kurrë.

Një dialog që është forcuar gjithmonë ndër vite mes Italisë dhe Shqipërisë, vetëm se mund të më kënaqë dhe të më bëjë krenarë edhe sepse në mua këto dy identitete bashkëjetojnë në mënyrë të natyrshme…me traditat dhe specifikat e tyre.Pothuajse dy shpirtra në një.Ndjehem shqiptar dhe italian në të njëjtën kohë.

Dhe e ndjej si një pasurim, një vlerë të shtuar, një pikë force”– u shpreh Kledi Kadiu.

"Nuk dola nga shtëpia për tre muaj"

Adelina Ismaili: Më përgjonin ilegalisht

Historinë e saj e bëri këngë

Semi Jaupaj: Mund ta duash dikë e të ndahesh

Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure