MENU
klinika

Situata e sulmuesit shqiptar

Tuchel vendos veton për Armando Brojën

10.06.2022 - 12:46

Në sezonin e tij të parë si protagonist në Angli, Armando Broja arriti të realizojë 9 gola me fanellën e Southampton, 6 në Premier League, shifra shumë pozitive, e të mendosh që jo gjithnjë u preferua titullar, apo në fundin e sezonit ku “shenjtorët” pësuan një rënie të ndjeshme, bashkë me ta edhe Broja.

Shifrat dhe potenciali i shfaqur në fushë kanë bërë që ofertat për Brojës të vijnë nga të gjithë anët, por ndryshe nga se perceptohet, Chelsea as që ka ndërmend ta lë të lirë, fundja ka një kontratë deri në 2026.

Sipas mediave angleze, trajneri Thomas Tucel ka vënë veton në këtë çështje, nuk dëshiron që Broja të largohet, për këtë arsye drejtuesit e klubit kanë refuzuar dhe vijojnë të refuzojnë ofertat që vijnë për Brojën, ose duke i vendosur një çmim shumë të lartë, që e bën blerjen e tij praktikisht të pamundur.

Nga Londra pritet të largohet Romelu Lukaku, i cili nuk preferohet më nga Tuchel, një arsye tjetër pse Broja nuk pritet të largohet këtë verë, do t’i jepet një shans për të treguar aftësitë e tij në “Stamford Bridge”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ndeshja me Izraelin në “Air Albania”

Stadiumi gati plot, ja sa tifozë priten sonte