MENU
klinika

Koncert në shtëpi...

Violina e Tedi Papavramit!

16.06.2022 - 15:17

         Një instrument muzikor, si lodër në duart e një 4-vjeçari… Një talent befsues dhe djaloshi tashmë 12, Tedi Papavrami, që lë Shqipërinë, do të ishte lajmi sensacional i një kohe të zymtë imponimi. 

Tedi ishte 11 vjeç, kur talenti i tij i jashtëzakonshëm si violinist, ra në sy në ambientet elitare të muzikës në Francë. Në verën e vitit 1982, ai do të merrte ftesën e parë, për të demonstruar në Paris, aftësitë dhe të dhënat e tij si violinist, çka do t’i hapte rrugën për të konkurruar dhe për të studiuar në “Conservatoire National Superieur de Musique” të Parisit.

Një varg dokumentesh arkivore, që datojnë nga gushti deri në dhjetor 1982, e që ruhen në Arkivin Qendror të Shtetit, dëshmojnë këtë stacion të rëndësishëm në karrierën muzikore të Tedi Papavramit, i cili edhe pse një talent i jashtëzakonshëm, ishte lindur në një vend që po përjetonte diktaturën më të egër dhe si i tillë, kushtëzonte në ekstrem edhe mundësitë e këtij talenti të rrallë.

Por, rasti do të qe fatlum, për Papvramin. Fillimisht, atij i ishte ofruar një bursë nga qeveria franceze, për të marrë pjesë në Akademinë Ndërkombëtare të Muzikës “Mauriçe Ravel”, në klasën e violinistit Pierre Amoyol, nga 31 gushti deri në 24 shtator 1982.

Menjeherë pas këtyre ditëve studime në Paris, nën kujdesin e profesorit Amoyol, Tedi Papavrami do të konkurronte në vjeshtën e atij viti, në Konservator, ku sërish do të binte në sy mes 180 konkurentëve. Raportimet nga ambasada shqiptare në Paris, zbulojnë se në konkursin e parë, ku merrnin pjesë 180 violinistë, ishin shpallur fitues vetëm 70 prej tyre dhe në konkursin e dytë, prej 70 finalistëve do të zgjidheshin vetëm 17. Ndër këta 17 fitues, 13 ishin francezë, ndërsa 4 të huaj e mes tyre, kishte shkëlqyer si diamant, talenti i jashtëzakonshëm i Tedi Papavramit.

Nga ambasada shqiptare në Paris, ishte njoftuar Tirana zyrtare, se gjatë ditëve që Tedi Papavrami kishte studiuar me profesorin Amoyol, ky i fundit, ishte shprehur me superlativa.

“Profesori i Tedit, në një bisedë që pati me shokët e ambasadës, mbas përfundimit të konkursit, tha se djali ka të dhëna të jashtëzakonshme dhe mund të bëhet violinist me famë botërore, por është e nevojshme që ai të ketë një tutor muzikant…”

Kështu, fati do t’i jepte kthesën e madhe, jetës së talentit shqiptar të muzikës…

Violinisti i famshëm, rikthehet në skenën e kryeqytetit, në datën 19 qershor, për një koncert recital, me violinë dhe piano.

Pjesa e tretë dhe e fundit e sonatave për violinë dhe piano të Bethovenit, vjen interpretuar nga Papavrami dhe François-Frédéric Guy. Vlorent Xhafaj, drejtor artistik i festivalit “Different Trains” bën me dije, se këtë mbrëmje, programi përmban vepra nga Bethoveni, për të mbyllur ciklin e plotë të sonatave të autorit të madh gjerman.

“Koncerti është mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Ambasada Franceze dhe mbahet në kuadër të hapjes së festivalit muzikor “Different Trains” në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, datë 19 qershor, ora 20.00”, – shprehet ai në njoftimin për festivalin. Biletat gjenden në www.myticket.al. Festivali “Different Trains” është një prej aktiveve muzikore që zhvillohet në vendin tonë prej disa vitesh, ku në skenë janë ngjitur artistë të njohur të huaj dhe shqiptarë.

Tedi Papavrami në vitin 1985 fiton konkursin “Rodolfo Lipitzer” në Gorizia, në 1986 fiton me unanimitet çmimin e parë të Konservatorit të Parisit, në vitin 1987 merr diplomën e Konservatorit të Losanës. Më pas, ndjek studimet muzikore nën drejtimin e Zino Francescati e Viktori Mullova. Në vitin 1992 vlerësohet nga Sacem me çmimin “George Enescu” dhe në 1993 fiton çmimin e parë dhe çmimin special të publikut në konkursin ndërkombëtar “Sarasate “ në Pamplona. Ai ka interpretuar në Evropë, Afrikën e Jugut, Turqi, Japoni, Izrael, me orkestra të njohura si Orchestra di Bologna, Bamberger Symphoniker,etj. Ka interpretuar nën drejtimin e dirigjentëve të njohur si K. Sanderling, C. Hogwood, A. Pappano, L. Langree, G. Varga, Z. Macal, J.C. Casadesus, etj.

Ai ka interpretuar në Evropë, Afrikën e Jugut, Turqi, Japoni, Izrael, me orkestra të njohura si Orchestra di Bologna, Bamberger Symphoniker,etj. Ka interpretuar nën drejtmin e dirigjentëve të njohur si K.Sanderling, C.Hogwood, A. Pappano, L.Langree, G. Varga, Z.Macal, J.C.Casadesus, etj. Në stinët 2000-2001 ka interpretuar me Orchestre Philarmonique de Nice, Orquesta Sinfonica de Galica, Orchestre Philarmonique de Liege, etj si dhe ka zhvilluar disa turne në Japoni me “24 capriçi” të Paganinit dhe është ndër të paktët violinistë, që interpreton integrale.

Artisti shqiptar, interpreton rregullisht repertorin e muzikës së dhomës, së bashku me: P.Bianconi, H.Sermet, M.Rubackyte, P.Meyer, E.Lesage, R.Oleg, G.Hoffman, etj.

Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen