Juventus kërkon me çdo kusht yllin e Romës, Nicolo Zaniolo, teksa klubet po diskutojnë se cilët lojtarë mund të përdoren në shkëmbim, për të arritur të ylli italian.
Në skenë për këtë transferim të bujshëm ka dalë edhe emri i Giacomo Vrionit, i cili së bashku me Fabio Miretin dhe Artur, mund të përdoren për të arritur te Zaniolo.
Roma e vlerëson “heroin” që i dha trofeun historik europian në finalen e Tiranës me vlerën 50-60 milionë euro. “Tuttomercatoweb” raporton se klubi kryeqytetas do të kërkojë që pjesë e marrëveshjes të jetë edhe Artur, Giacomo Vrioni dhe Mireti, për të mundësuar transferimin e Zaniolos.
TMW – Il punto su Zaniolo: tutto fermo sul rinnovo. Con la Juve nuove idee sulle contropartite https://t.co/NsXoSiimTw
— TUTTOmercatoWEB (@TuttoMercatoWeb) June 27, 2022
Bisedimet po vazhdojnë në prapaskenë për të përcaktuar se cilët lojtarë do të pranonte Roma si pjesë e një marrëveshjeje shkëmbimi për të ulur çmimin e kërkuar.