MENU
klinika

Pista e re

Shkëmbimi i Chelseas që përfshin Brojën

26.06.2022 - 14:32

Armando Broja ka kaluar një sezon fantastik me fanellën e Southampton, i cili ishte i huazuar nga Chelsea. Sipas asaj që raportojnë mediat në Britaninë e Madhe është se klubi londinez ka përgatitur ofensivën për të arritur te mesfushori i kombëtares angleze dhe i West Ham, Declan Rice.

Drejtuesit e bluve në tratativën që të dërgon te Rice, do të përfshijë dy lojtarët, Rose Barkley dhe sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Armando Broja.

Çelsi mund të përballet me konkurrencën e Manchester United dhe Cityt për transferimin e Rice, i cili ka edhe dy vite kontratë dhe ka refuzuar oferta të shumta për të zgjatur qëndrimin e tij tek West Ham.

Këta të fundit kërkojnë me ngulm shërbimet e Armando Brojës, i cili në sezonin e fundit me Southampton në të gjitha kompeticionet u aktivizua në 38 ndeshje ku arriti të shënonte 9 gola dhe të dhuronte gjithashtu edhe 1 asist.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mbrojtësi shqiptar kujton 25 majin

Kumbulla: Një muaj më parë ishim kështu

Sulmuesi i Kombëtares më i kërkuari

“Dhelprat” duan Brojën, vjen edhe Eriksen?