Zendaya dhe Tom Holland janë një ndër çiftet më të pëlqyer së fundmi, që pas bashkëpunimit të tyre në filmin “Spiderman” fansat filluan të aludonin rreth marrëdhënies së tyre më tej asaj profesionale.
Pas këtyre zërave rreth një romance të mundshme mes tyre ata vendosën që lidhjen e ryre të dashurisë ta bënin publike duke mos u ruajtur nga kamerat dhe duke i treguar botës se ata janë bashkë dhe më të lumtur se kurrë.
Së fundmi Zendaya me anë të një postimi në profilin e saj të Instagramit ka uruar dashurinë e saj të zemrës dhe atë që e bën të lumtur sipas këtij urimi, krahas fotos ku ata duken shumë të dashuruar ajo ka shkruar:
“Një ditëlindje të lumtur atij që më bën mua më të lumturën,” ka shkruar aktorja duke treguar anën e saj të dashurisë ndaj partnerit të saj Tom Holland.